Kupa e Shqipërisë/ Shehi bën dy ndryshime, Martini i beson të njëjtin formacion

schedule20:07 - 2 Korrik, 2020

schedule 20:07 - 2 Korrik, 2020

Bylis-Tirana përfundoi 2-1, teksa në orën 20:45 nis sfida e dytë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë. Kukësi pret Teutën e Edi Martinit në “Elbasan Arena” dhe trajnerët kanë zgjedhur titullarët e ekipeve të tyre.

Orges Shehi ka bërë dy ndryshime në formacion nga ndeshje e fundit kundër Bylis në kampionat. Osli Teqja dhe Kristal Abazaj janë ulur në stol dhe si titullarë do e nisin  Bruno Lulaj dhe Edis Maliqi.

Asnjë ndryshim për Teutën, që ndodhet në formë shumë të mirë. Trajneri Martini ka vendosur t’u besojë sërish lojtarëve që e nisën nga fillimi duelin e fundit kundër Vllaznisë në Shkodër.

KUKËSI-TEUTA

KUKËSI: Xhika, Maliqi, Lulaj, Krasniqi, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Et’hemi, Gavazaj, Shkurtaj. Trajner: Orges Shehi.

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, E. Vila , Aleksi, Avdyli, L. Vila, Kallaku, Hebaj. Trajner: Edi Martini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!