Kupa e NBA/ Lakers dhe Milwaukee kalojnë në gjysmëfinale

schedule11:47 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 11:47 - 6 Dhjetor, 2023

Los Angeles Lakers mposhti Phoenix Suns me rezultat 106:103 për të kaluar në gjysmëfinalen e Kupës së NBA.

Ka qenë një ndeshje shumë interesante ku në fund ishin Lakers që falë përvojës arritën të triumfonin. LeBron James ka qenë fantastik në këtë duel me 31 pikë, tetë kërcime e 11 asistime, ndërsa Anthony Davies ishte i jashtëzakonshëm me 27 pikë e 15 kërcime.

Me një lojë të mirë për vendasit u dallua edhe Austin Reaves me 20 pikë, ku realizoi një trepikësh vendimtar në 15 sekondat para fundit të ndeshjes. Kevin Durant me 31 pikë ishte më efikasi të skuadra mike, por që nuk mjaftuan për fitore.

Mbrëmë u luajt një tjetër ndeshje e çerekfinales së turneut “in-season”, në të cilënm Milwaukee mundi New York me rezultatin 146:122 falë 35 pikëve, 8 kërcimeve dhe 10 asistimeve të Giannis Antetokounmpo.

Kështu, në gjysmëfinale, Lakers do të përballet me New Orleans Pelicans, ndërsa në Lindje, Bucks sfidojnë Pacers./h.ll/abcnews.al