OSBE mbështet ndryshimet në kod: Përparim për barazinë gjinore, Shqipëria pozitë udhëheqëse në rajon

schedule13:23 - 26 Korrik, 2024

schedule 13:23 - 26 Korrik, 2024

Ndërsa në Parlament pritet të votohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor të dakordësuara midis PS dhe PD, prezenca e OSBE në Shqipëri, nëpërmjet një deklarate ka vlerësuar kërkesën e nja grupi deputetësh të cilat kanë dorëzuar një amendament ku kërkojnë qe krahas listës së mbyllur, kuota gjinore 30 përqind të zbatohet edhe në listën e hapur.

OSBE e ka përshëndetur këtë vendim, duke shprehur se është një përparim. “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri çmon përparimin e jashtëzakonshëm në fushën e barazisë gjinore që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit, veçanërisht për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në jetën politike.

Ne mirëpresim përpjekjet aktuale ndërpartiake, të drejtuara nga gratë deputete, dhe shpresojmë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të garantojnë pozitën udhëheqëse të Shqipërisë në rajon e më gjerë në lidhje më përfaqësimin gjinor në Parlament”, thuhet në deklaratën e OSBE-së.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!