Kundërspiunazhi nuk gabon, “007-at” e Ukrainës kapin “gafil” komandot që do vrisnin Zelenksyn

schedule13:58 - 22 Mars, 2022

schedule 13:58 - 22 Mars, 2022

Shërbimet e kundërzbulimit ukrainas arrestuan një grup që po përgatiste një sulm ndaj Presidentit Volodymyr Zelensky.  Kjo është raportuar nga faqja ukrainase Onet.

 “Diversantët u arrestuan mbrëmë në Uzhgorod, afër kufirit me Sllovakinë dhe Hungarinë: një ekip prej 25 personash duhej të përgatiste aksione subversive në territorin e Ukrainës dhe objektivi i tyre më i rëndësishëm ishte vrasja e Zelenskit”, shkruajnë mediat ukrainase.

Prej kohësh është përfolur se në Ukrainë po hyjnë grupe që synojnë të vrasin qeveritarët e Kievit. Kjo është përforcuar më shumë pas dështimeve të deri mëtanishme për të pushtuar Ukrainën nga Rusia. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!