Kundërshtoi forcat e policisë pas vdekjes së të afërmit në spital, gjykata lë në burg Brikel Alikaj

schedule15:50 - 22 Qershor, 2023

schedule 15:50 - 22 Qershor, 2023

Gjykata e Vlorës vendos masën e sigurisë “arrest me burg” Brikel Alikaj i arrestuar dy ditë më parë nga policia e Vlorës pas konfliktit në spitalin e Vlorës.

Brikel Alikaj ka kundërshtuar forcat e policisë pas një rasti të paprecedent në spital.

Familjar i tij, një 35 vjeçar e kishte zënë korrenti teksa i përcjellë më urgjencë në spital autoambulanës nuk i ishte hapur dera.

Kjo gjë ka shkaktuar tension të situatës dhe përplasje të tyre me uniformat blu. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të e pranuar nga gjyqtarja Vjola Canaj.

Pala mbrojtëse e përfaqësuar nga Odeta Aliraj ka kërkuar lirim me kusht. Gjykata bazuar në pamjet filmike e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin teksa ka pranuar kërkesën e prokurorisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!