Kryeministri Edi Rama thotë se kundështari më i madh i mazhorancës është Partia Socialiste.
Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama u shpreh se në zgjedhjet do të luftohet për vendin e dytë.
“Asnjë alternativë, nuk është rrezik. Është një mundësi. Zgjedhjet janë si kundërshtar. Kundërshtari më i madh i Partisë Socialiste, është PS. Këtu luftohet për vendin e dytë, për një arsye shumë të tjeshtë. PS ështëe vetmja forcë popullore. Të tjerat nuk janë forca popullore. Është punuar shumë dhe punohet shumë që të jetë kjo. Si mundet kjo parti? Por lufta për vendin e dytë duket e fortë. Më afër vendit të dytë, është kush nuk është akoma në garë”, theksoi ai./abcnews.al