Kundërpërgjigjet përsëri Irani, shpërthejnë 2 raketa pranë ambasadës amerikane në Baghdad

schedule23:49 - 8 Janar, 2020

schedule 23:49 - 8 Janar, 2020

Kërcënim tjetër ndaj Shteteve të Bashkuara të Amërikës në Irak. Pas sulmit të një nate më parë, një tjetër është ndërmarrë para pak çastesh në Baghdat.

Mësohet se 2 raketa “Katjusha” janë hedhur në atë që njihet si “Zona e gjelbër” në Bagdad, ku kanë selitë e tyre shumë ambasada mes të cilave edhe ajo e SHBA-ve.

Menjëherë në ambasadën amerikane janë dëgjuar sirenat e alarmit. Reuters shkruan se njëra nga raketat shpërtheu 100 metra larg murit të ambasadës.

Sulmi vjen pasi Teherani hodhi një duzinë me raketa kundër dy bazave ushtarake me prezencë amerikane, por që nuk shkaktoi viktima mes tyre./abcnews.al