Pep Guardiola është kundër Superligës Europiane. Gjatë konferencës për shtypin përpara takimit ndaj Cheltenham në FA Cup, trajneri spanjoll shpreh mendimin e tij në lidhje më këtë temë.
“Çfarë të them për Superligën Europiane, unë mendoj se duhet të fokusohemi në përmirësimin e kampionateve që kemi. Kjo do të thotë pjesëmarrje e më pak skuadrave, me synimin për të rritur cilësinë dhe kualitetin e lojës.
Pep on the European Super League.pic.twitter.com/nTzXGbxUJy
— Man City Report (@cityreport_) January 22, 2021
Ju më pyesni për Superligën, ndërsa unë po jap këtë përgjigje: më mirë të bëjmë Premier League super. Nuk mund t’i vrasim ligat kombëtare dhe kategoritë e ulëta. Nuk është çështje përfitimesh.
Ka të bëjë më shumë me anën emocionale dhe rëndësinë që kanë kampionatet kombëtare për çdo shtet“, theksoi trajneri i Manchester City. /abcnews.al