Kundër pr/ligjeve të qeverisë për mediat, Luku: Çështja është ngritur në nivel ndërkombëtar

schedule08:21 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 08:21 - 12 Dhjetor, 2019

Pedagogu i gazetarisë, Elvin Luku i ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin ka folur për ligjin e mediave.

Ai shprehet se drafti është hartuar në një periudhë shumë të shkurtër dhe se që në fillim ka pasur reagime kundër duke theksuar se drafti nuk futet vetëm te çështjet teknike por shpesh kalon edhe tek pjesa e përmbajtjes së gazetarëve.

“ Ky draft-ligj nuk përcakton fjalorthin terminologjik. Duhet të saktësojmë mirë se çfarë do të quajmë media. Në të gjitha vendet ku ne synojmë të aspirojmë modeli i vetëm është ai i vetërregullimit dhe se së bashku me vetërregullimin të shtohen edhe disa programe edukimi, por çdo mënyrë tjetër do të cënonte lirinë e  medias”, tha Luku.

Më tej ai u shpreh se po krijohet ideja sikur qeveria po përpiqet të mbrojë individin nga media. “Në të gjitha vendet perëndimore ai që mbron interesin publik nuk është qeveria, por është media”, shprehet ai.

“Anëtarët e bordit e kanë rrëzuar paketën antishpifje, jemi një proces ku AMA që në fillim ka drejtuar të gjitha organizatat dhe ka udhëhequr procesin konsultues dhe  është rreshtuar krah organizatave për ta rrëzuar procesin. Kemi pafund pamje ku fëmijë përdoren për propagandë . Politika që është burimi kryesor i shpifjes është i përjashtuar nga drafti i antishpifjes. Çështja është ngritur në një nivel ndërkombëtar. Si kurrë më parë të gjitha organizatat ndërkombëtare kanë qënë të gjitha njëzëri me organizatat shqiptare. Duhet të pranojmë që mes nesh ka problematika që janë evidente. Komuniketi i gazetarëve ka qënë njëzëri për tërheqjen e këtij ligji”, tha ndër të tjera Luku. /abcnews.al