Kundër mushkonjave, nis dizinfektimi i lumit Osum

schedule18:54 - 21 Qershor, 2018

schedule 18:54 - 21 Qershor, 2018

Bashkia e Beratit ka nisur dizinfektimin e lumit Osum për shkak se mushkonjat kanë krijuar probleme në popullatë. Lumi përshkon qytetin mes për mes dhe për shkak të ndotjes së tij është rritur dhe numri i insekteve. Në këtë lum derdhen edhe ujëra të zeza ndaj vendorët janë të shqetësuar për përhapjen e ndonjë epidemie. Sipas një plani masash, dizinfektimi do të bëhet në dy anët e lumit sikurse po punohet edhe për eleminimin e derdhjes së ujërave të zeza./abcnews.al