Takimet për zgjidhjen e ngërçit të krijuar pas emërimeve të fundit në Gjykatën Kushtetuese, presidenti Ilir Meta i ka vijuar edhe pasdite, me përfaqësues të shoqërisë civile.
Në përfundim të këtij takimi që zgjati rreth 2 orë, foli eksperti i zgjedhjeve Kristaq Kume, i cili zbuloi detaje të diskutimeve me kreun e shtetit.
Sipas tij, Meta ka deklaruar se për zgjidhjen e krizës politike nuk duhen të varen shpresat tek ndërkombëtarët, pasi në shumë raste ata më tepër pengojnë sesa ofrojnë zgjidhje. Kume u shpreh se të dyja palët e takimit ranë dakord se duhet intensifikuar komunikimi me popullin.
Ai i bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe jo politikë, stafeve akademike dhe teknicienëve për t’u bërë bashkë për të realizuar reformën e thellë legjislative.
“E gjeta të përshtatshëm që unë e kam paraqitur për opinionin dhe klasën politike, ia paraqita dhe presidentit. Është thirrje për aktorët politike e jo politikë, stafet akademike teknicienë për t’u bërë të gjithë bashkë për të realizuar reformën e thellë legjislative që nes beht si produkt gjithëpërfshirës të krijojë shtratin për demokracinë funksionale te ne”.
Sipas Kumes aktualisht jemi një vend që nuk po qeverisemi sipas demokarcisë së drejpërdrejtë.
“Ajo çka unë kam kërkuar konvenon me atë që Presidenti parashtroi para nesh, që jemi këtu bashkë për të shkëmbyer mendime për atë që po ndodh me zbatimin e legjislacionit për reformën në drejtësi e gjykatën kushtetuese dhe jo vetëm për këtë”. /abcnews.al