“Kumbulla, si Chiellini”/ “Ish”-i i Italisë: Ju tregoj pse ndryshon nga të tjerët

schedule11:13 - 8 Prill, 2020

schedule 11:13 - 8 Prill, 2020

Marash Kumbulla sërish në qendër të vëmendjes. Klubet që e duan janë të shumta, të paktën siç raportohet në mediat e huaja, kryesisht në Itali. Së fundmi është lakuar edhe Real Madrid, çka bën që për mbrojtësin të ketë edhe më shumë stimuj për të punuar e për t’u rritur më shumë.

LEXO EDHE: Idhulli, sulmuesi problematik dhe një falënderim: Kumbulla hap “kartat”

Me Hellas Verona ka bërë paraqitje shumë të mira, madje edhe ka shënuar një gol. Kumbulla vlerësuar edhe një ish-lojtar i kombëtares italiane, i cili ka luajtur për vite të tëra në Serie A me klube si Juventus, Fiorentina, Palermo dhe Roma. Bëhet fjalë për Federico Balzaretti, ish anësorin e majtë, që e trashon Kumbullën me Chiellinin.

LEXHO EDHE: Dhjetë “varfanjakët” e Serie A, Marash Kumbulla me pagë Superioreje

“Kohët e fundit formohen mbrojtës që janë të mirë në ndërtimin e lojës, por që sigurisht kanë defekte në fazën mbrojtëse. Kumbulla është ndryshe, është një mbrojtës ‘mbrojtës’, nga ata që mendojnë të mbrojnë portën e tyre që të mos pësojnë gol. Nga ana fizike, ai më kujton pak mbrojtësin Giorgio Chiellini në fillimet e tij”ka deklaruar për DAZN, Balzaretti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!