Pas humbjes me Bodo/Glimt, Kumbulla ka komentuar ndeshjen e parë të çerekfinales, ku romakët humbën 2-1 në shtëpinë e Bodo/Glimt.
“Kishte mungesë përqëndrim sidomos te goli i dytë. Ishte i shmangshëm në një top joaktiv. Duhet ta mbyllim këtë garë për të menduar për të dielën dhe më pas të enjten të luajmë ndeshjen e kthimit dhe ta përmbysim rezultatin.
Ne ende duhet të rritemi. Humbja do të na mësojë diçka. Ne do të përpiqemi të kuptojmë se ku kemi gabuar dhe jo për të përsëritur gabimet”, u shpreh Marash Kumbulla./ h.ll/abcnews.al