Kumbaro prezantoi sopranon Ermonela Jaho si ambasadore të UNESCO-s

schedule13:34 - 8 Qershor, 2018

schedule 13:34 - 8 Qershor, 2018

Ministrja e Kulturës Mirea Kumbaro gjatë vizitës në Paris prezantoi zyrtarisht kandidaturën e sopranos shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, si Ambasadore e Vullnetit të Mirë ne UNESCO. Ministrja theksoi se  Ermonela Jahos  do te vë emrin, zërin dhe famën e saj në shërbim të kauzave dhe projekteve të UNESCO-s. Mirela Kumbaro gjatë  vizite në selinë e UNESCO preku çështjen e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Kumbaro nënvizoi se kjo duhet parë si një çëshje kulturore e ndarë veçmas nga politika. “Ne mbështesim kontributin kulturor të Kosovës, krahas të gjitha vendeve të tjera, në UNESCO, si në një familje të madhe kulturore ku secili është pjesë e mozaikut të kësaj hapësire pa kufi, ku sidomos të rinjtë duhet të jenë prioritet”- theksoi Kumbaro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!