Kumbaro: “Engjëjt e Amerikës” pak dashuri nga bota për shoqërinë tonë

schedule17:46 - 28 Prill, 2019

schedule 17:46 - 28 Prill, 2019

“Engjëjt e Amerikës” e autorit Tony Kushner u shfaq premierë në ArTurbina. Regjisori Arben Kumbaro pas shfaqjes tha se u përpoq të sjelle pak dashuri nga bota, për shoqërinë tonë.

“Engjëjt e Amerikës” e autorit Tony Kushner e cilësuar si vepra më e mirë ne dekadave të fundit në dramaturgjinë botërore, u ngjit në skenën e ArTurbinës. Me regji të Arben Kumbaros, i cili jep edha arsyet pse e zgjodhi këtë vepër.

Regjisori përmes një kasti të njohur aktorësh solli edhe mesazhin për pranimin e të kundërtit.  “Engjëjt e Amerikës” e Tony Kushner, drama fituese e “Tony Awards”, “Pulizer Prize”, “Drama Desk” është shumëdimensionale e gjithëpërfshirëse.

Në këtë pjesë flitet për dashurinë, seksin, homoseksualitetin, fenë, politikën, Zotin dhe për të ndryshmit nga ne, për kuptimin e jetës. Një apel për ndryshim kulturor, për më shumë tolerancë, mirëkuptim, dashuri dhe paqe në botë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!