Policia italiane ka vënë në pranga katër shqiptarë të cilët i kanë kërkuar një italiani që t’u kthente menjëherë borxhin që iu kishte.
Italiani u kishte borxh shqiptarëve, kryesisht para që ishin përdorur në kumar dhe për konsum droge. Mediat italiane raportojnë se shqiptarët i dërgonin italianit kërcënime me vdekje, të cilat ishin dërguar në telefonin e tij gjatë orëve të ditës dhe të natës, thuajse pa ndalim. Duke qenë në këto kushte, italiani 50-vjeçar nuk kishte mënyrë tjetër, përveç se të drejtohej në polici.
Informacionet bëjnë me dije se të arrestuarit janë A.C., 37 vjeç, nga Silvi si dhe E.N., 35 vjeç, S.T., 22 vjeç dhe E.B., 28 vjeç, të gjithë shqiptarë, por banorë të Alba Adriatica. Ata do të duhet të përgjigjet për veprat penale të zhvatjes së rëndë me dashje, si dhe për përdorim të një armë prerëse.
Gjithashtu një nga të dënuarit shtetasi me iniciale E.N në bazë të hetimeve është zbuluar se duhet të linte territorin kombëtar italian, pasi ndaj tij ekzitonte urdhër-dëbimi nga kuestura e Romës. /abcnews.al