Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kultivuan kanabis/ Pranga babë e bir në Has, në kërkim djali tjetër! Procedohet kryeplaku i fshatit

schedule11:49 - 3 Korrik, 2026

schedule 11:49 - 3 Korrik, 2026

Babë e bir janë arrestuar në Vlahën të Hasit në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i Pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Në kërkim u shpall djali tjetër 70-vjeçarit.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryetarin e fshatit Vlahën, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.



Si rezultat i kontrolleve, në njësinë administrative Golaj, në territorin e fshatit Vlahen, u konstatuan të kultivuara një numër i konsiderueshëm bimësh të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me djegie.

Sekuestrohen municion luftarak dhe 5 m fitil zjarrpërcjellës, që u gjetën në banesën e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!