Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kultivuan kanabis në Kuçovë/ Zbardhet veprimtaria kriminale e tre të rinjve, sekuestrohen armë e mijëra paund

schedule11:11 - 13 Prill, 2025

schedule 11:11 - 13 Prill, 2025

KUÇOVË- Prokuroria e Beratit pas një hetimi disa vjeçar ka zbardhur një rast i kultivimit të qindra bimëve narkotike në vitin 2021.

Për këtë, një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të kryera në vijim të këtij operacioni u proceduan penalisht 4 persona  të tjerë, pasi në banesat e tyre u gjetën armë gjahu, fishek arme gjahu, armë sportive dhe 16.980 paund britanik.

Të tre këta shtetas dyshohet se në vitin 2021, kanë kultivuar në fshatin Mendrak, Kuçovë bimë narkotike kanabis, të cilat janë konstatuar dhe asgjësuar në atë kohë nga Policia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!