Kultivuan kanabis, arrestohen dy persona në Mallakastër e Vlorë

schedule11:30 - 28 Qershor, 2020

schedule 11:30 - 28 Qershor, 2020

Një tjetër operacion anti-kanabis, me emrin e koduar “Kuta” është mbajtur nga Komisariati i Policisë Mallakastër. Gjatë kontrollit janë evidentuar dy raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Në pranga janë vënë 50-vjeçari A. Z., banues në Vlorë dhe 25-vjeçari J.SH., banues në Klos, Mallakastër.

Rezulton se A. Z është autor i kultivimit të disa bimëve narkotike në një zonë të pyllëzuar të fshatit Kutë, dhe J. Sh është autori i dyshuar i kultivimit të disa bimëve narkotike në fshatin Poçem, në afërsi të pronës së tij.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër

Tjetër operacion antikanabis nga Komisariati i Policisë Mallakastër.

Gjatë kontrollit të territorit evidentohen dhe goditen dy raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Në pranga 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacione të marra në rrugë policore dhe organizimit të shërbimeve për kontrollin e territorit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Kuta”.

Si rezultat i këtij operacioni, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasin:

A. Z., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, u ndalua shtetasi:

J. Sh., 25 vjeç, banues në Klos, Mallakastër.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e proceduriale, rezulton se shtetasi A. Z është autor i kultivimit të disa bimëve narkotike në një zonë të pyllëzuar të fshatit Kutë, dhe shtetasi J. Sh është autori i dyshuar i kultivimit të disa bimëve narkotike në fshatin Poçem, në afërsi të pronës së tij.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!