Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kultivuan drogë, arrestohet çifti i bashkëshortëve në Devoll, në banesë iu gjetën 5.8 kilogramë kanabis

schedule10:19 - 16 Tetor, 2025

schedule 10:19 - 16 Tetor, 2025

Finalizohet pas 4 javësh hetime, operacioni i koduar “Fazat”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni i koduar “Fazat”. Pas katër javë hetime, është goditur një tjetër veprimtari kriminale.

Në pranga kanë rënë një çift bashkëshortësh, Fatos dhe Era Sala të cilët nga hetimet dyshohet se këta shtetas e kanë prodhuar lëndën nga bimët narkotike që kanë kultivuar në tokën e tyre, afër banesës, në Devoll.

Ndërsa në banesë iu gjetën 5.8 kg lëndë narkotike kanabis, që e kishin përgatitur për ta trafikuar në Greqi.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë prodhuar lëndën nga bimët narkotike që kanë kultivuar në tokën e tyre, në vendin e quajtur “Lagjja e Fundosur”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!