Tre persona janë arrestuar në Fier për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në pranga është vënë Y. S., 58 vjeç, banues në Cakran, pasi u kap në tokën e tij të mbjellë me dru frutorë duke kultivuar bimë cannabis sativa.
Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan për veprën penale “Vjedhje”, një 37-vjeçar të shpallur në kërkim i cili është dënuar me vendim Gjykate me 6 muaj burg.
Ndërsa, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë E. M., 41 vjeç, banues në Fier. 41-vjeçari ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen S. M. s.b/abcnews.al/