Kulmi i gripit dhe virozave/ ISHP: Mbi 11 mijë pacientë kanë kërkuar ndihmë në spitale në 1 javë

schedule15:44 - 27 Nëntor, 2024

schedule 15:44 - 27 Nëntor, 2024

Me luhatjen e temperaturave është shtuar qarkullimi i gripit dhe  virozave të tjera. Rreth 11 mijë e 500 persona kanë kërkuar ndihmë ne spitale e qendra shëndetesore. Ndërsa shumë të tjerë janë trajtuar në kushtet e shtëpisë. Sipas drejtoreshës së  Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomini  virozat kanë prekur çdo moshë.  Ato që po dominojnë janë infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

“Predominojnë infeksionet respiratore të sipërme që janë në nivelin  7800 raste në raport me ato të poshtme  në nivelin 3500 raste.  Në bazë të survejancës së integruar sigurisht që kemi evidentuar qarkullim të gripit të tipit A, por dhe Covid raste sporadike.  Rajonet që kanë dendësi më të madhe të popullatës, aty kemi dhe rastet më të shprehura. Këtë vit jemi pak më hershëm duke evidentuar qarkullimn e gripit, sigurisht nga eksperienca dhe në kuadër të ekspertizës, janar- shkurt përkon dhe me pikun e sezonit.”

Pas pandemisë mjekët thonë së shumë viroza janë shfaqur me agresive. Po zgjasin më tepër  në kohë dhe po japin temperaturë të lartë.  Tek më të  vegjlit shefi I Urgjencës së Pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”  thotë se ka pasur raste dhe të mbivendosje së infeksioneve.

“Sigurisht që mund të kesh dhe infeksione virale të pandërlikuar dhe  infeksione bakteriale që kanë lidhje me të. Në shumicën e rasteve kemi mbivendosje. Kemi një numër relativisht më të rritur në raport me stinët e tjera. Normalisht temperatura e lartë 38- 39, kemi kollë ose probleme të rrugëve të sipërme apo të poshtme të frymëmarrjes.  Për ta çuar tek mjeku i familjes çdo simptomë bën një alert,  sepse mjeku do bëjë ndjekjen periodike të fëmijës dhe është mirë ta çosh në fazat e para.”

Në shtetet ku ka mbërritur më herët  gripi i tipit  A  i  njohur dhe si gripi Australian i  cili aktualisht po qarkullon dhe tek ne ka rezultuar me përhapje të gjërë  dhe më agresiv.  Sipas specialistëve të  Institutit të Shëndetit Publik  shtamet e  këtij varianti ndodhen dhe në vaksinën antigrip  që po aplikohet në qendrat shëndetësore për  grupet më në rrezik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!