Partia Demokratike së fundmi duket se është në një rrugë pa krye dhe e ardhja do të jetë ajo që pritet që të tregojë edhe sesi do të jetë ecuria e këtij kahu politik.
Anailisti Edvin Kulluri në intervistën e tij të dhënë për “Tirana Live” në ABC News ka theksuar se është e rëndësishme që Basha të jetë i qartë në drejtimin e tij dhe të krijojë besueshmëri për ribashkimin e sa më shumë demokratëve.
“Llogorja njëri bjeri atyre e tjerët e kthejnë pas e kanë bërë dramë situatën. Nga viti 2013 e deri më tani Basha ka pasur vetëm humbje në kurriz. Basha ka një elektorat të PD që I kanë ngritur bllok Berishës dhe mbështetësve të tij, por vetëm për momentin mund të flasim për këtë pasi në të ardhmen mund të kemi mundësi që shumë mbështetës të bashkohen me Bashën nëse shikojnë
Në 2005 Berisha ka kthyer shumë themelues në PD ku ta mendosh kanë qenë më të përfshirë pasi dhe mund të kenë qenë rrahur por u kthyen. Nuk mund të dalë një anëtar I thjesht në garë para një figure si Berisha dhe Basha ndaj Basha këtë duhet që të bëjë me datë 2 të dalë dhe të qartësojë pikat. Mund të kemi zgjedhje të parakohshme por PD në këtë situatë është e papërgatitur. Të mbahet dy shtatori dhe të nisë ky cikël tjetër me Bashën në krye pa pasur asnjë rritje pasi nuk ka asnjë kuptim”, është shprehur Kulluri.
Ndër të tjera Kulluri ka deklaruar se është për të ardhur keq se në këtë situatë që ndodhet opozita dhe nëse do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme në pranverë siç janë dhe gjasat që një gjë e tillë të ndodhe, opozita sërish nuk do të arrijë fitore por duhet që të krijojë rritje.
“Në zgjedhjet e ardhme të parakohshme duke nuhatur nga ajo që pritet që të ndodhe pd mund të shkojë në 250 mijë vota por duhet shumë punë. Në këtë situatë Basha duhet që të dalë dhje të thotë se marr kaq vota në këtë situate. Në ‘92 mocionistët i kanë qëndruar Berishës përballë në ditën më të lavdishme të tij, me 78% dhe nuk pati frikë askush që të përballej për ide. Basha duhet që të përballet me ide me Berishën, ndryshe e ardhmja do të jetë gri. Është e rëndësishme që të bëjë mirë kryetarin për aq sa e lejojnë rrethanat pasi realiteti që Berisha ka mbi 300 mijë vota është aty”, ka thënë Kulluri ndër të tjera./abcnews.al