Kulluri: Opozita është dy hapa pas qeverisë, PD-ja pronë e kryetarit

schedule19:34 - 13 Shkurt, 2023

schedule 19:34 - 13 Shkurt, 2023

TIRANË- Analisti Edvin Kulluri tha se Partia Demokratike është kthyer në pronë të kryetarit, pavarësisht emrit që e drejton. Gjatë intervistës për ABCNews, ai tha se opozita duhet të shkojë në Kuvend dhe të bëjë përballjen e saj dhe jo të endet rrugëve, siç po bën aktualisht.

“Janë rrëzuar qeveri në 92 dhe në 97, por nuk jemi në të njëjtat kushte. Ka precedentë, por janë situata krejt të ndryshme. Ky nuk është parlament dhe këtu kanë përgjegjësi të dyja palët. Opozita duhet të shkojë në Parlament dhe të bëjë debat dhe të tregojë projekt për të nesërmen”, tha ai.

Ai theksoi se tjetër problem i madh i opozitës është fakti se ajo është e përçarë dhe joserioze.

“Opozita po thyen etikën në çdo seancë. Opozita është dy hapa më mbrapa se qeveria. Nuk është serioze, është e përçarë dhe nuk ka bërë debat real brenda. Kjo është parti personale e kryetarit të partisë, pavarësisht nga emri”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!