Pas 40 vjetësh, kullat, që shërbenin për furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve në Myzeqe, janë kthyer në rrezik serioz për jetën e tyre. Ato janë rrënuar dhe mund të shemben.
Kanë 40 vjet që rrinë mbi kokat e banorëve të Muzeqesë.
“Ajo kulla, mbase qe regjimi i keq i Enver Hoxhës po ai e bëri atë për të furnizuar me ujë dhe kishim ujë kaq shumë”.
Dikur shuanin etjen e tyre, kurse sot u rrezikojne jetën.
“Kur fryu kjo era e madhe tani, ne rrezikoheshim nga kullat lart”.
Eshte fjala për kullat e ujit të pijshëm në Topojë, Shën Pjetër e Seman në Fier.
Nga kjo kjo strukturë gjigande, e cila sot nuk ka asnjë funksion furnizoheshin me ujë të pijshëm disa fshatra.
“Uji ngjiteshe lart. Nëpërmjet tubave furnizohesh fshati”.
Aktualisht, uji u shkon nga një tjetër rrjet, por banorët ishin më të kënaqur, kur kullat ishin në punë.
“Ishte shumë ujë i irë. Edhe rrethi nuk e kishte atë ujë”.
Por, të mbetura kështu, ngrehina të shkreta, kullat gati gjysmëshekullore po frikësojnë fshatarët. Ato janë të amortizuara dhe jashtë kujdesit të autoriteteve përkatëse.
“Ajo po të bjerë shkatërron dynjanë. Ta heqin, ta prishin fare. Ai që e ka afër oborrit, frikë ka të bëjë shtëpi”.
Përveç nostalgjisë për disa banorë, këto konstruksione betoni nuk i sjellin asnjë dobi zonës, e cila po shkon drejt zhvillimit të turizmit bregdetar.
Pjesa më e madhe e tyre janë të rrënuara dhe në lartësinë e mbi 20 metrave qëndronjë në këmbë vetëm hekurat që kanë shërbyer për të lidhur trupin e kullave.
Të tilla, siç janë ato shënjojnë zonat në të cilat shtrihen si mbetje të sistemit të kaluar dhe nuk dihet se çfarë do të bëhet më tej me to./abcnews.al