Eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla theksoi gjatë intervistës për emisionin “Zonë e Lirë” se nëse Irani do të përfshihej në luftën mes Hamasit dhe Izraelit, do të thotë Luftë e Tretë Botërore.
“Kur të hyjë Irani në luftë, do ta kuptoni vetë se çfarë do të thotë. Hezbollahu shkatërroi ISIS në Siri. E kupton se çfarë ushtrie ka. Ishalla nuk hyn Irani, shpresoj që që të mos hyjë në luftë sepse përndryshe do të thotë se po bëhet Luftë Botërore.”, u shpreh Kulla në emisionin “Zonë e Lirë”.
LEXO EDHE: Kush fshihet pas konfliktit Izrael-Hamas? Kulla: Aktorët e vërtetë të luftës nuk kanë zbritur ende në fushë
Më herët, Kulla theksoi se në fushë betejën e kësaj lufte ende nuk kanë zbritur aktorët e vërtetë. Sipas tij, edhe nëse pas sulmit të spitalit të Gazës nuk qëndron Izraeli, faji do t’i mbetet atij. /abcnews.al