Regjisori Pëllumb Kulla mbrëmjen e sotme në “Provokacija” foli për listat e hapura dhe situatën politike në vend.
“Në rast se flitet për një sistem më të hapur, mendoj që një pjesë e madhe e këtyre politikanëve do të rrezikonin shumë nëpër zonat e tyre për tu zgjedhur. Kjo do të bënte një pastrim të politikës”, u shpreh Kulla.
Kulla gjithashtu u ndal te shembja e Tetarit Kombëtar ndërsa u shpreh se problemi i vërtetë qëndron tek mënyra se si është trajtuar repertori i Teatrit Kombëtar.
“Më vjen keq për kundërshtinë që pati nga një pjesë e artistëve. Por për prishjen e kësaj ndërtesë mund të jem shprehur edhe para se të lindte Edi Rama. Është e gabuar që mendohet se me tu shembur Teatri Kombëtar, fillon teatri nga zero. Problemet e teatrit për mua duhet të fillonin shumë vite më parë. Problematika e vërtetë është trajtimi jo i saktë i repertorit kombëtar”, u shpreh ai.
Gjatë intervistës ai u shpreh se televizionet kanë një prodhimtari të bollshme, ndërsa shtoi se duhen respektuar disa norma etike gjatë shfaqjeve të humorit.
“Nuk ka nevojë të dalin për 3 orë me radhë gjatë spektaklit duke u fokusuar vetëm tek një fushë. Mund të bëhet një punë shumë më e mirë”, u shpreh ai.
Gjatë intervistës së bashku me gazetarin Mustafa Nano, Kulla u shpreh se listat e hapura do t’i shërbenin vendit, ndërsa shtoi se shumë deputetë në Parlamentin Shqiptar nuk kanë diskutuar as edhe njëherë për çështje të rëndësishme, thuajse nuk kanë përfaqësuar asgjë sipas tij.
“Sistemi zgjedhor duhej ndërruar më kohë. Për mendimin tim Parlamenti përbëhet nga elementë që janë të panevojshëm të qëndrojnë në ato karrige. Nuk ka nevojë për 140 veta për një vend të vogël. Këtë numër e sheh si një numër që sillet të bëjë qoka.
Mendoj që nga 140 veta, besoj se flasin apo nuk 30-40. Një numër i madh deputetësh mund të kenë kaluar pa folur. Këta janë të ndarë më thikë, dihet se do të votohet siç e ka vendosur i pari i njërës anë.
Në rast se flitet për një sistem më të hapur, mendoj që një pjesë e madhe e këtyre politikanëve do të rrezikonin shumë nëpër zonat e tyre për tu zgjedhur. Kjo do të bënte një pastrim të politikës. Ne kemi nevojë që brenda partive të ketë zëra që të hapin probleme.
Uniteti i çeliktë i trashëguar nga Partia e Punës janë një nga gjërat më të shëmtuara që kane trashëguar. Shumë figura që nuk dua t’i përmend kanë qenë dhe janë qesharakë në atë Parlament. Tani shohim të kundërtën që nga “hekurat”, vijnë njerëz në Parlament”, theksoi ai.
Sa i përket Reformës në Drejtësi ai theksoi se nuk beson aspak te kjo reformë, ndërsa shtoi se “Vettingu” ishte i shëndetshëm./abcnews.al