Kuleba: Sulmi në stacionin hekurudhor ishte “masakër e qëllimshme”

schedule14:01 - 8 Prill, 2022

schedule 14:01 - 8 Prill, 2022

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka akuzuar Rusinë për “masakërim të qëllimshëm” të dhjetëra civilëve pas një sulmi me raketa ruse në stacionin hekurudhor Kramatorsk, sipas The Guardian.

Rusët e dinin se stacioni i trenit në Kramatorsk ishte i mbushur me civilë që prisnin të evakuoheshin. Megjithatë, ata goditën me raketë balistike, duke vrarë  30 dhe duke plagosur të paktën 100 persona.

Kjo ishte një masakër e qëllimshme,” tha Kuleba.

Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit Zelensky, e përshkroi sulmin si “një akt të qëllimshëm”.

Sulmi në stacionin hekurudhor Kramatorsk është një akt i qëllimshëm. Dhjetëra civilë të vdekur dhe të plagosur. Familje me fëmijë që po përpiqeshin të evakuoheshin. Bota duhet të kuptojë se Rusia është një shtet-terrorist. Blerja e naftës dhe gazit të saj është financim i terrorizmit“, theksoi Podolyak.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!