Kuleba: Po vuajmë prej gabimeve të Gjermanisë dhe Francës, nuk na lejuan të anëtarësohemi në BE në 2008-n

schedule16:29 - 10 Prill, 2022

schedule 16:29 - 10 Prill, 2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha të dielën se ishte një “gabim strategjik” i Gjermanisë dhe Francës që nuk lejuan Ukrainën të anëtarësohej në NATO në 2008.

Nëse ne do të ishim vend anëtar i NATO-s, kjo luftë nuk do të ndodhte,” tha Kuleba në një intervistë të dielën në mëngjes në “Meet the Press” të NBC.

Sipas tij gabimi strategjik që u bë në vitin 2008 nga Gjermania dhe Franca, të cilët hodhën poshtë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë për të futur Ukrainën në BE, prandaj vendi po paguan.

Nuk është Gjermania apo Franca që po paguajnë koston për këtë gabim, është Ukraina,” shtoi ai.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!