Ukraina ka paralajmëruar se do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Bjellorusinë, nëse forcat e saj të armatosura kalojnë kufirin ukrainas.
Paralajmërimi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, shkruajnë mediat e huaja.
“Bjellorusia është bashkëpunëtor në krimin e agresionit dhe askush nuk e vë këtë në dyshim. Ne ndërpremë marrëdhëniet diplomatike me federatën ruse menjëherë pas fillimit të sulmit në një shkallë të gjerë. Marrëdhëniet diplomatike do të ndërpriten edhe me Bjellorusinë nëse forcat e saj të armatosura kalojnë kufirin ukrainas”,theksoi Kuleba.
/abcnews.al