“Kuksiani” Cooper: Italinë e kam refuzuar, ëndërr të luaj me Ganën

schedule21:38 - 19 Tetor, 2020

schedule 21:38 - 19 Tetor, 2020

Godberg Cooper, sulmuesi ganez i afruar nga Kukësi në muajin janar, ka qenë pjesë e moshave të Atalantës dhe ka pasur mundësinë të luajë me Italisë U18. Shtatlarti e ka zbuluar diçka të tillë në një prononcim për “Ghanasoccernet”, teksa thekson se dëshira e tij gjithmonë ka qenë të luajë për Ganën.

“Sa i takon kombëtares, unë jam ftuar në të shkuarën nga Italia U18. Gjithmonë e kam refuzuar, sepse që kur isha fëmijë ëndërroja të luaja për vendlindjen time, Ganën.

Kjo edhe për shkak se ngjyra dhe gjaku im janë nga Gana. Është dëshira ime të luaj për kombëtaren e Ganës”, ka deklaruar Cooper, i cili më parë ka luajtur edhe në Portugali me FC Arouca, si dhe në Zvicër me FC Schaffhausen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!