Kuksianët rrezikojnë jetën çdo ditë, banorja: Më thonë kosovarët “a je tranu oj lokë”

schedule18:05 - 19 Korrik, 2020

schedule 18:05 - 19 Korrik, 2020

Një pamje e tillë, ku qytetarët kalojnë trafikëndarësen për të kaluar në anën tjetër rrugës së Kombit janë të përditshme

I ri apo i moshuar nuk ka rëndësi. Rrezikun e ndërmarrin përsipër të gjithë. Shtëpitë, pronat, tokat bujqësore madje edhe varrezat janë të ndara nga Rruga e Kombit dhe pa akses dytësor.

Kjo për një asrye. Në zonë nuk ka mbikalime dhe nënkalime.

“E kemi vënë veten në rrezik nuk kemi çfarë të bëjmë.  Nuk ka as mbikalim as nënkalim”, thotë një banore.

“Më thonë kosovarët a je tranu oj lokë a, sjam tranu, po skam ku kaloj. Një mbilkalim duhet me e vonë”, shprehet e revoltuar një tjetër banore.

Janë dy lagjet e Kodër Lumes e Rexhepaj në Kukës që përballen me këtë rrezik. Banorët nuk kanë reshtur së kërkuari zgjidhje.

Se kush e ka fajin, ne duam të vejë rrugën dytësore siç e ka gjithë bota”, thotë banori, ndërsa të tjerë paralajmërojnë me bllokimin e rrugës nëse nuk merren masa.

Javët e fundit kompania koncesionare po mbyll me barriera metalike të gjitha shtigjet që kishin akses në autostradë, por sërish pa u krijuar banorëve në këto zona mundësinë për të lëvizur. /abcnews.al