Kukësit s’i del inati me Besar Musollin, gradon kapitenin e ri

schedule15:26 - 30 Shtator, 2020

schedule 15:26 - 30 Shtator, 2020

Besar Musolli ëshët larguar nga Kukësi dhe ende nuk ka një falënderim për lojtarin me më shumë ndeshje me fanellën e verilindorëve në Superiore. Pas tetë vitesh mesfushori vendosi të rikthehej në Kosovë e të qëndronte pranë familjes së tij, por nuk e ka gjetur mirëkuptimin me drejtuesit e Kukësit për këtë.

Sigurisht ata dëshironin që Musolli të qëndronte, por çdo fillim e ka një fund dhe mesfushori mendonte se ishte momenti i duhur të shtrëngonte duart. Pavarësisht letrës emocionuese të lamtumirës, te Kukësi kanë qëndruar të ftohtë me ish-lojtarin e tyre dhe tani kanë zgjedhur edhe kapitenin e ri.

“Vesel Limaj do të jetë kapiteni i ri i Kukësit për sezonin e ri futbollistik! Stafi teknik ka vendosur t’i besojë shiritin e kapitenit mesfushorit nga Kosova, duke pasur edhe mbështetjen e futbollistëve. Kapiteni i ri u gradua sot në stërvitje dhe u prit me duartrokitje nga pjesa tjetër e skuadrës! Limaj luan me Kukësin që nga sezoni 2018-2019! Suksese Kapiten”, shkruhet në njoftimin e Kukësit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!