Kukësi triumfon në shtëpi, verilindorët mposhtin Laçin me rezultatin minimal

schedule15:56 - 11 Mars, 2024

schedule 15:56 - 11 Mars, 2024

Kukësi ka arritur të fitojë ndaj Laçit në shtëpi me rezultatin minimal 1-0.

Për verilindorët goli i vetëm i sfidës erdhi në pjesën e dytë, ku në minutën e 52’ të ndeshjes, Zhongo dërgoi një top për Beshirajn, me këtë të fundit që nuk gaboi dhe e dërgoi në rrjetë.

Ndeshja kishte reaste dhe nervozizëm, por rezultati nuk ndryshoi deri në përfundim të saj.

Me këtë fitore tepër të rëndësishme për luftën për mbijetesë, Kukësi vazhdon të mbetet në vendin e fundit me 22 pikë, ku ndodhet 7 pikë larg zonës së shpëtimit. Nga ana tjetër, kurbinasit ndodhen në vendin e shtatë me 30 pikë, ku situata mbetet ende e rrezikshme për mbijetesën./h.ll/abcnews.al