Kukësi mposhti me rezultatin 0-2 Erzenin në stadiumin Niko Dovana. Takimi nisi mirë për të besuarit e Dobit që kaluan në avantazh në minutën e minutën e 17-të me anë të Edi Basa.
Për të vulosur rezultatin mendoi sulmuesi Gabriel Barbosa që shfrytëzoi harkimin e Meksit dhe me kokë mposhti për herë të dytë portierin Xhika.
Kukës ngjitet në kuotën e 11 pikëve në vend të katërt ndërsa verilindorët i dërgojnë një sinjal ekipeve të kreut si Partizani (16 pikë) e Tirana (15 pikë) se tashmë janë rikthyer e duhen konsideruar edhe ata rivalë për titullin kampion. pas kësaj humbje, Erzeni mbetet në vendin e tretë të renditjes me 12 pikë teksa mbyllin ndeshjen e tretë radhazi pa fitore. /G.D abcnews.al/