Në orën 16:00, luhen dy sfidat e radhës në Superiore. Kukësi dhe Skënderbeu ndeshen në “Elbasan Arena”, në një sfidë shumë delikate për të dyja skuadrat. Skënderbeu ndodhet në vendet e fundit të tabelës, ndërsa Kukësi synon të ruajë kreun e Superiores. Si Duro, ashtu dhe Daja, kanë zgjedhur formacionet e tyre fillestare.
Edhe takimi tjetër mes Partizanit dhe Vllaznisë është shumë delikat. “Demat e Kuq” do të synojnë të rikthehen te fitoret pas dy humbjeve radhazi dhe duan të ruajnë hapin e Kukësit kryesues. Vllaznia synon të marrë fitoren dhe ngjitet me disa pozicione, pasi për momentin, ndodhet në vend të shtatë.
Formacioni i Partizanit: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Trashi, Telushi, Romero, Asani, Çinari, Bardhi. Trajner: Renaldo Kalari
Formacioni i Vllaznisë: Sherri, Gurishta, Shehi, Malota, Walusimbi, Gligorov, Krymi, Ramadani, Marku, G. Lika, Shtubina. Trajner: Mirsad Jonuz
Formacioni i Kukësit: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Ethemi, Rroca, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro
Formacioni i Skënderbeut: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Pëllumbi, Daja, Taipi, Gripshi, Ndecky, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja. /abcnews.al