Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Kukësi, qyteti i mirënjohjes/ Simbol i mikpritjes për qindra mijëra kosovarë të shpërngulur gjatë 1999

schedule20:09 - 2 Maj, 2026

schedule 20:09 - 2 Maj, 2026

Që prej pranverës së vitit 1999, për qytetarët e Kosovës, Kukësi mbetet “Meka” e tyre, në nder të bujarisë dhe mikpritjes për më shumë se gjysmë milionë shqiptarë të shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre. Muaji që sapo lamë pas shënon edhe numrin më të madh të qytetarëve të Kosovës që nuk reshtin së ardhuri në Kukës në shenjë falënderimi.

Xhafer Jashari me bashkëshorten e tij dhe një grup miqsh, pas xhiros tradicionale, në rrugët e qytetit, ndalen në kullën e eksodit. Ish-ushtaraku I Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thotë se këto foto e rikthejnë në kohë tek ajo ngjarje tragjike, por edhe shumë të rëndësishme që sollën lirinë.

Xhafer Jashari, si ushtarak është formuar në akademinë e Zagrebit, e më pas iu bashkëngjit UÇK-së si drejtues I logjistikës në ministrinë e mbrojtjes së Kosovës, që në atë kohë operonte në Tiranë.



Në Kukës vjen shpeshherë, ndaj edhe sot kanë vendosur që këtë ditë t’ia kushtojnë qytetit të mikpritjes.

Për Xhaferin, Kukësi gjithmonë ka shërbyer si pikë referimi, veçanërisht radio Kukësi, e cila veç informimit ishte edhe urë komunikimi mes shqiptarëve. Me bashkëshorten është njohur në Tiranë në fillim të viteve ’90.

Në atë kohë, Dhurata punonte në kombinatin poligrafik, ndërsa Xhaferi donte të botonte një libër. Aty kanë lindur edhe shkëndijat e para mes një vajze nga Tirana dhe një djali nga Drenica e Kosovës. Të dy u tërhoqën nga njëri-tjetri nga mënyra e komunikimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!