Skuadra e Kukësit ka prezantuar futbollistin Emiljano Musta. 27 vjeçari kaloi me sukses testet mjekësore dhe do të jetë gati për ndeshjet e Europa League.
Skuadra nënkampione e Shqipërisë, Kukësi ka prezantuar blerjen e parë për merkaton verore. Bëhet fjalë për futbollistin elbasanas Emiliano Musta i cili sezonin e kaluar ka mbajtur veshur fanellën e skuadrës së Flamurtarit. 27 vjeçari kaloi me sukses testet mjekësore e më pas u prezantua nga drejtori sportiv i klubit, Nexhipi. Musta ka firmosur për një sezon me klubin verilindor. Kukësi ka zyrtarizuar edhe portierin Ilir Avdyli i cili ka mbrojtur fanellën e Kamzës, ndërkohë që kontrata e nënshkruar është një vjeçare dhe prezantimi do të bëhet së shpejti. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka do të grumbullohet së shpejti për të nisur fazën përgatitore për aventurën në Europe League. Veri lindorët do të kërkojnë me çdo kusht rezultate pozitive që do të pasoheshin me përfitime të mëdha financiare duke mbushur arkat e klubit. /ABC News Albania 24/7