Kukësi prezantoi të hënën një tjetër përforcim të merkatos së dimrit. Ai është kroati Filip Zderiç.
Mbrojtësi 26-vjeçar është aktivizuar në kampionatin kroat, lituanez, boshnjak dhe rumun.
Zderiç i shtohet gjeorgjianit Irakli Xharia dhe Donjet Shkodrës. Kukësi ndodhet në Antalia për fazën përgatitore ku ka fituar edhe dy ndeshje miqësore me Kajserisporin dhe Bursasportin.
Të shtunën do të zhvillojë një tjetër sfidë me Fenerbahçen./abcnews.al