Kukësi tashmë ka zbarkuar në Turqi për të zhvilluar fazën përgatitore, përpara fillimit të sezonin.
Gjatë qëndrimit në Bolu, verilindorët e udhëhequr nga Skënder Gega do të zhvillojnë edhe 3 miqësore për të parë edhe gjendjen e lojtarëve.
Klubi ka bërë të ditur edhe miqësoret që do të luhen në tokën Turke. Në 29 korrik, Kukësi luan me skuadrën e sapongjitur në elitën turke, Istanbulspor. Pjesë e tyre është edhe Et’hemi apo Rroca, dy ish-lojtarët që lanë Kukësin për të kaluar në Turqi. Veç tyre, edhe Tuzlaspor dhe Ettifaq janë kundërshtarët e verilindorëve.
“Gjatë fazës përgatitore që po zhvillon në Turqi, ekipi do të luajë edhe 3 ndeshje miqësore që janë planifikuar. Ekipi do të zbresë në fushë në datën 29 korrik, ku përballë do të ketë ekipin e sapongjitur në Superligën turke, Istanbulspor.
Pak ditë më vonë, skuadra do të luajë ndeshjen e dytë miqësore ku përballë do të ketë Tuzlasporin ndërkohë që faza do të mbyllet me miqësoren e fundit ndaj Ettifaq FC, ekip i cili militon në Superligën e Arabisë Saudite”, shkruan klubi verilindorë. /f.a/abcnews.al