Kukësi nuk zbret në fushë, Turbina konfirmon miqësore me Partizanin

schedule14:40 - 23 Maj, 2020

schedule 14:40 - 23 Maj, 2020

Turbina kishte njoftuar se do të zhvillonte një miqësore me Kukësin, sot prej orës 17:00. Klubi nga Cërriku ka dalë me një njoftim dhe bën me dije se kjo përballje nuk do të luhet, kjo për shkak se nuk mund të ketë lëvizje në vend.

“Për shkak të masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë, ndeshja e planifikuar ditën e nesërme është anuluar, sepse e diela është caktuar si ditë pushimi dhe asnjë automjet nuk do të lëvizë. Të mërkurën është planifikuar një ndeshje tjetër miqësore, me ekipin e Partizanit”, njofton Turbina.

Klubet po hasin në vështirësi edhe për zhvillimin e ndeshjeve miqësore, pasi për momentin nuk lejohen. Ditën e hënë pritet që Ministria e Shëndetësisë të japë edhe vendimin përfundimtar për zhvillimin e ndeshjeve të futbollit në vendin tonë. /abcnews.al