Kukësi nuk ndalet në merkato, merr mbrojtësin e Shqipërisë U21

schedule09:22 - 25 Janar, 2022

schedule 09:22 - 25 Janar, 2022

Diego Longo ka kërkuar një qendërmbrojtës që të luajë me këmbën e majtë dhe te Kukësi e kanë gjetur atë në Kroaci.

Nuk është një emër i panjohur për ne, pasi më parë ka luajtur në Abissnet Superiore me skuadrën e Skënderbeun.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Jorgo Pëllumbi, i cili do të vijë te Kukësi në huazim nga skuadra e Varazdin që garon në ligën e dytë në Kroaci.

Pëllumbi, pjesë edhe e Shqipërisë U21, ka luajtur dhjetë ndeshje këtë sezon me Varazdin, por vetëm 5 herë e ka nisur si titullar. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!