Kukësi nuk i kursen të rinjtë, shpërthejnë afrimet e verës

schedule19:16 - 17 Tetor, 2020

schedule 19:16 - 17 Tetor, 2020

Kukësi ka zgjedhur të zhvillojë një ndeshje me Kukësin U21 ditën e sotme, duke u munduar në njëfarë mënyre edhe të mos rrezikojë ndonjë dëmtim. Gjithashtu kjo përballje i shërben edhe trajnerin Gega për të parë ndonjë element të ri.

Takimi është mbyllur me rezultatin e thellë 4-0 dhe kanë qenë tre lojtarë të sulmit që e kane gjetur rrugën e rrjetës. Cooper e Eze kanë shënuar dy prej golave, ndërkohë që ka realizuar edhe braziliani Leiria.

Nga afrimet e verës sot shënoi edhe mbrojtësi Hetemaj, i cili do të zhvillojë sezonin e parë në Superiore këtë vit. E njëjta gjë vlen edhe për Leiria dhe Eze. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!