Kukësi nën vëzhgimin e kamerave, sistemi kontrollon gjithçka

schedule15:54 - 19 Korrik, 2019

schedule 15:54 - 19 Korrik, 2019

Në të gjithë qytetin e Kukësit janë instaluar kamera sigurie. Ky sistem monitorimi do të funksionojë 24 orë dhe kontrollohet nga policia vendore për të evidentuar të gjitha shkeljet që bëhen në rrugët e qytetit.

Kukësi është i vetmi qytet i pajisur me një sistem monitorimi me kamera për të gjitha akset dhe kryqëzimet kryesore të tij.

Kjo është mundësuar falë bashkëpunimit edhe me biznesin.

I gjithë sistemi kontrollohet 24 orë  nga salla operative e policisë vendore të Kukësit.

Në ceremoninë e inagurimit ishin zv/drejtori i përgjithshëm i policisë Gjovalin Loka dhe drejtori i policisë lokale Zef Laska.

Sistemi i monitorimit, i vendosur në pikat kyçe të qytetit është fjala e fundit e teknologjisë.

Është tërësisht i pavarur nga energjia elektrike përmes sistemit të paneleve diellore dhe internetit me ëireless që transmeton nga secila kamerë në sallën operative të policisë.

Në këtë mënyrë sigurohen pamje të detajuara për qarkullimin rrugor dhe shkeljeve që mund të bëhen në rrugët e qytetit të Kukësit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!