Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kukësi, ndarja me Gjicin, oferta serioze dhe rikthimi te Teuta: Rrëfehet Shehi

schedule20:35 - 6 Gusht, 2020

schedule 20:35 - 6 Gusht, 2020

Orges Shehi ka fituar shumë në karrierën si portier. Vitet më të bukura i kaloi në Korçë, duke fituar shtatë tituj kampion me Skënderbeun dhe duke u aktivizuar në grupet e Europa League, një arritje e jashtëzakonshme, pa harruar dhe eksperiencën në Euro 2016 me kombëtaren kuqezi.

Sezonin e kaluar nisi karrierën e trajnerit, duke drejtuar Skënderbeun dhe Kukësin këtë sezon. Bashkëpunimi me verilindorët nuk vijoi pasi u mbyll sezonin, durrsaku tregon se çfarë ndodhi në prononcimin për Supersport, aty ku flet edhe për të ardhmen.

SITUATA – “Pas kësaj faze shumë të ngarkuar, për shkak të një kampionatin anormal, natyrisht që duhen edhe pushimet. Jam ende aktiv, pasi po ndjek kursin UEFA B dhe vetëm pasi të marr licencën, do të vijoj pushimet”.

 

Gjatë prezantimit si trajner i Kukësit

KUKËSI – “Personalisht jam i kënaqur me atë që skuadra ka dhënë, pasi ishte një situatë e vështirë. U ndërpre kampionati dhe më pas kaluam dy muaj shumë intensivë. Duhej të përgatisnim skuadrën, ta mbanim në tonus dhe të përgatisnim stërvitjen online. Ka qenë hera e parë që ndodhte diçka e tillë dhe na gjeti të papërgatitur, por për mendimin tim kemi fituar shumë, pasi të punosh në kushte të tilla, është një eksperiencë që të rrit shumë. Jam i kënaqur me atë që dhanë lojtarët në fushë”.

INDIVIDËT –  “Nuk dua të veçoj një emër apo një tjetër, pasi kanë qenë shumë lojtarë të mirë të gjithë dhe kanë tërhequr ekipin me lojën e tyre, dikush në një ndeshje e dikush në një tjetër”.

KONTRATA – “Edhe në karrierën si futbollist, nuk është se u jam referuar shumë kontratave. Ka qenë një marrëveshje xhentëlmenësh dhe unë nuk kam lexuar kurrë kontrata. Marrëveshja me Kukësin ishte që të fitonim një trofe, por nuk ia dolëm. Marrëveshja nuk u ndërpre, por nuk u rinovua dhe në futboll gjëra të tilla janë normale, me trajnerët që lëvizin vazhdimisht”.

OFERTA – “Ka një ofertë konkrete, por nuk dua të nxjerr emra, pasi nuk më pëlqen. Është ofertë konkrete dhe serioze, që të jep mundësinë të punosh në plan afatgjatë, por duhet menduar mirë. Projektet afatgjata janë të mira, pasi të japin kohë për të përgatitur mirë skuadrën dhe për të vënë në jetë idetë. Megjithatë do të pushoj pak, që të kthjelloj idetë dhe të marr vendimet”.

 

Orges Shehi kur bronte porten dhe mbante shiritin e kapitenit te Skënderbeu

TEUTA – “Kam vite që nuk kthehem në Durrës për të punuar, por jetoj këtu dhe kam kontakte me të gjithë njerëzit e sportit. Ndoshta nuk kanë qenë kushtet deri tani, por ndoshta në një të ardhme të afërt, edhe mund të punoj në Durrës. Nuk e kam menduar kurrë që ta ndërroj si qytet për të jetuar. Kontakte kam të shpeshta me të gjithë aktorët e futbollit, ndaj nuk përjashtohet mundësia të rikthehem te Teuta, pasi këtë rrugë kemi zgjedhur për të jetuar”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!