Kukësi ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme dhe të bukur përballë Laçit në shtëpinë e këtyre të fundit.
Të parët që kaluan në avantazh ishin kurbinasit, ku në minutën e 10-të gjetën golin me anë të Guindo. Festa nuk zgjati shumë minuta, pasi në të 26-të, ishte Rashiti ai që barazoi shifrat dhe duke dërguar me këtë rezultat në pushimin e harkut të parë të intervalit kohor të dyja skuadrat.
Pjesa e dytë pati nervozizëm, pasi as kartonat e verdhë nuk u kursyen. Kukësi gjeti golin e përmbysjes dhe të fitores në minutën e 53-të me anë të Ebert.
Ky rezultat favorizon shumë verilindorët, pasi tre pikët i dërgojnë ata jashtë zonës së rrezikut, në vendin e shtatë me 31 pikë. Nga ana tjetër, Laçi rrezikon pasi me këtë humbje renditet në vendin e tetë me 30 pikë, pra në zonën e kuqe./h.ll/abcnews.al