Kukësi me probleme të mëdha përpara Skënderbeut

schedule17:51 - 23 Prill, 2019

schedule 17:51 - 23 Prill, 2019

Kukësi është në pozitë shumë të vështirë përpara gjysmëfinales së Kupës ndaj Skënderbeut. Skuadrës veriore i mungojnë plot 6 lojtarë, por trajneri Ernest Gjoka mbetet me besim.

Nuk do të donte të ndodhej në një pozitë të tillë, pikërisht tani. Ernest Gjoka nuk do të ketë plot 6 futbollistë, ndërsa Kukësi i tij do të presë Skënderbeun në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.

Uilliam Kordeiro Melo është i pezulluar, ndërsa kapiteni Shameti, Krasniqi, Valdet Rama e Maliqi janë mungesa të sigura, ndërsa Xharia është në dyshim të fortë. Mungesat janë sidomos në mbrojtje. Trajneri i rikthyer prej fare pak javësh në stol, e ka marrë me sportivitet situatën, e cila gjithsesi është e vështirë.

Gjoka: Ky është problem shumë i madh. Për hir të së vërtetës kemi disa mungesa dhe mungesat janë shumë të rëndësishme. Jemi të penalizuar. Një ekip si i joni me kaq shumë mungesa të rëndësishme kujtdo mund t’i sjelli vështirësi. Por unë kam besim sepse edhe ekipi po arrin të kuptojë që se këto javë të fundit bashkë me Kupën janë përmbledhja e një viti që kanë bërë sakrificë.

Gjoka dhe skuadra ishin në një takim me presidentin Gjici.

 Gjoka: Ju e dini të gjithë se Presidenti Gjisi nuk kërkon gjë tjetër veçse të eci përpara dhe të shkojë në finale të Kupës. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për vetë objektivat që ka klubi. Në kampionat kemi një largësi nga vendi i parë dhe i gjithë përqendrimi jonë është kthyer tek Kupa.

Trajneri vlerëson dyshen sulmuese Shkurtaj-Rezhinaldo, dhe nuk e quan problem.

Gjoka: Unë jam nga ata trajnerë që kërkoj të luaj me dy sulmues dhe është fat i madh që gej në këtë skuadër Rezhinaldo që ka qenë dëshira ime e hershme për ta sjellë tek Kukësi. Por edhe Shkurtaj, për mua janë dy lojtarët më të mirë në Shqipëri.

Kuksianët kanë vendosur të vendosen në Kamzë, jo të shkojnë në Elbasan apo Shkodër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!