Dinamo dhe Kukësi kishin zgjedhur të përballeshin me njëra-tjetrën sot për të testuar veten në një miqësore kur kanë mbetur edhe 6 ditë nga nisja e sezonit të ri të Kategorisë Superiore.
Duke parë merkatot dhe pompozitetin e kësaj vere në merkato, mund të themi se Dinamo ishte favorite në këtë ndeshje. Gjithsesi, Kukësi më në fund i nxori dhëmbët.
Verilindorët arritën të fitojnë me shifrat e pastra 2-0 këtë miqësore, duke shënuar nga një gol për pjesë me Feijao dhe Hilën. /abcnews.al
Ndeshje miqësore
Kukësi-Dinamo 2-0
Shënues: Feijao 23′ , Hila 62′