Kukësi luan të dielën ndaj Laçit në transfertë, një ndeshje që konsiderohet mjaft e vështirë. Verilindorët, që mposhtën Flamurtarin në fundjavë, do të synojnë maksimumin e pikëve ndaj kurbinasve. Trajneri Shpëtim Duro nuk do ta ketë të plotë grupin për këtë ndeshje.
Sulmuesi anësor, Kristal Abazaj, as në seancën e sotme stërvitore nuk është shfaqur. Kështu, te Kukësi po i bëjnë llogaritë pa të. Trajneri Duro ka konfirmuar pas sfidës me Flamurtarin edhe mungesën e mesfushorit Vesel Limaj.
Në pikëpyetje është sulmuesi Vasil Shkurtaj. Vlonjati u dëmtua para ndeshjes me Partizanin, ndërkohë që sot është bashkuar me grupin dhe është stërvitur. Gjithsesi akoma nuk mund të thuhet me siguri që do të jetë në fushë nga minuta e parë kundër Laçit. /abcnews.al