Kukësi mbyll me sukses ndeshjet miqësore në Turqi

schedule14:15 - 15 Janar, 2019

schedule 14:15 - 15 Janar, 2019

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, mendon se skuadra e tij është gati për rifillimin e Superligës. Tekniku shkodran flet pas fitores në ndeshjen e fundit miqësore në Turqi.

Nuk mund të kishte pasur mbyllje më të mirë të miqësoreve. Kukësi duket skuadër e kolauduar plotësisht për rinisjen e kampionatit, siç e tregoi me fitoren ndaj Shahtjorit të Karagandës nga Kazakistani. Formacioni i trajnerit Armando Cungu ia doli 2-0 në Antalia të Turqisë, dhe tekniku shkodran tregon se përse mbeti i kënaqur, dhe se çfarë synonte nga ekipi në këtë sfidë.

Shkurtaj dhe Çyrbja ishin autorët e golave për nënkampionët e Shqipërisë. Sulmuesi i ardhur nga Luftëtari po tregon vlerën e tij, ndonëse premton se do të japë edhe më shumë, ndërsa edhe lojtarët e tjerë duket se kanë krijuar harmoninë e duhur dhe përshtatjen me skemat e Cungut. Kukësi do të ketë edhe pak ditë stërvitje në Turqi, dhe pastaj do të kthehet për rifillimin e Superligës në 25 Janar.

Mbrojtësi Gëzim Krasniqi, tregon sesi ka shkuar përgatitorja deri tani. Kukësi është në vend të dytë në renditje, tri pikë pas Partizanit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!